Sipas MeteoAlb, kalimi i një sistemi frontal nga Mesdheu drejt Ballkanit do të kushtëzojë në territorin shqiptar mot të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Më të theksuara në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore, ku priten edhe rrebeshe të izoluara.
Herë pas here do të ketë intervale me kthjellime. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë më vranësira dhe shira në të gjithë territorin e vendin, ku nuk përjashtohet dhe mundësia për breshër në zona të izoluara në Jug – Juglindje të territorit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rwnie, si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 6°C minimalja deri në 26°C vlera maksimale. Era do të fryjë kryesisht mesatare, por here pas here e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Verior, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë./tvklan.al