Parlamenti Europian ka miratuar krijimin e zyrave të reja ndërlidhëse me Shqipërinë dhe Moldavinë duke marrë parasysh se lufta në Ukrainë po dobëson lidhjen e BE me Europën Lindore.
Parlamenti Europian ka vendosur zyra ndërlidhëse në të gjitha vendet e BE-së dhe atyre jo anëtare për qëllime strategjike.
Zyrat e reja në Tiranë dhe Kishinau synojnë të nxisin marrëdhëniet me BE duke mbështetur parlamentet e tyre, shoqërinë civile dhe procesin e anëtarësimit në BE.
BE-ja në tërësi ka zyra në shumë vende në mbarë botën, nën menaxhimin e Shërbimeve të Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian (EEAS), i cili mbetet zëri kryesor i BE-së jashtë bllokut.
/tvklan.al