Në takimin me homologen suedeze, kryediplomati Hasani tha se Shqipëria e vendosur të përmbushë në një kohë sa më të shpejtë procesin gjithëpërfshirës drejt BE-së.
Ministrja suedeze për Çështjet Evropiane Jessica Rosencrantz tha se të dyja palët kanë theksuar bashkëpunimin dhe lidhjet e frytshme mes Shqipërisë dhe Suedisë, si dhe kanë nënvizuar angazhimin e përbashkët për të ruajtur dhe forcuar vlerat demokratike, paqen dhe sigurinë në Evropë.
Ministri Hasani ka gjetur rastin të shprehë mirënjohjen e Shqipërisë ndaj autoriteteve suedeze për përkrahjen dhe ndihmën e fuqishme përgjatë viteve për integrimin e Shqipërisë në BE.
Sipas tij, Suedia ka qenë përherë një mbështetëse e pandalshme ndaj Shqipërisë për reformat institucionale, demokratizimin, mirëqeverisjen dhe asistencën teknike gjatë rrugëtimit tonë evropian.
Klan News