Kryesia e Partisë së Lirisë ka miratuar ditën e sotme vendimin që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta të jetë kandidat për deputet në listën e hapur, Qarku Tiranë, të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025.

Ndërkohë ky vendim vjen pas një procesi të brendshëm konsultimesh.

Kujtojmë se ish-Presidenti Meta ndodhet i bugosur që prej 21 Tetorit të vitit të kaluar. Meta akuzohet për “korrupsion“, “pastrim parash dhe “mos deklarim pasurie“./tvklan.al