Të martën kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj do të përballet me Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurimit.

Pasditen e të hënës Veliaj është vizituar në ambientet e paraburgimit të Durrësit nga ekipi i tij mbrojtës. Në këtë takim, atyre iu bashkua edhe Joshua Roberts, përfaqësues i studios ligjore amerikane Kasowitz Benson Torres LLP, e cila po këshillon kryetarin Veliaj.

Pas daljes nga paraburgimi, avokati Joshua Roberts sqaroi se ishte në rolin e vëzhguesit dhe se do të merrte pjesë në seancën e të martës.

Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim. Dhe qytetarët që përballen me akuza penale mund të ndalohen para gjyqit vetëm nëse paraqesin rrezik për shoqërinë. Ndikimet e caktuara në afat dhe pa akuza penale dhe kriteret për rreziqe për politikanët janë në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe demokracinë në SHBA”.

Studio Kasowitz ka shërbyer si përfaqësues i Presidentit Trump për një gamë të gjerë çështjesh gjyqësore për më shumë se 15 vjet, si në bizneset e tij ashtu edhe gjatë fushatës presidenciale.

Kryebashkiaku i Tiranës është arrestuar në 10 Shkurt dhe ndodhet nën masën e sigurimit arrest në burg.

Ai dyshohet për dy vepra penale; korrupsion pasiv dhe pastrim parash. 

Klan News