Parlamenti ka miratuar ndryshimet në Kodin Penal të propozuara nga qeveria për të ashpërsuar dënimet gjatë periudhës së pandemisë.

Në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, u pranuan edhe disa propozime të Presidentit Ilir Meta për dënimet gjatë pandemisë.

Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi përshëndeti bashkëpunimin mes instituticonit të Presidencës dhe Parlamentit.

Sot gjatë seancës Presidenti duke shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin mes institucioneve përkatëse President-Parlament, ka shprehur vullnetin e tij ashtu si dhe disa rekomandime të cilat u pasqyruan qartë dhe saktë në ato që parashtroi kryetari i mazhorancës, që i konsultoi edhe me grupet e tjera”, u shpreh kryeparlamentari Gramoz Ruçi. /tvklan.al