Triumfoi në zgjedhjet europarlamentare, por Sebastian Kurz nuk do të jetë më kancelar i Austrisë, të paktën deri zgjedhjet e parakohshme të Shtatorit.
Ish-aleatët e ekstremit të djathë të larguar nga qeveria, pas videoskandalit ku u përfshi ish-lideri i tyre Hainc Kristian Shtrahe mbështetën mocionin e mosbesimit të socialdemokratëve. Drejtuesja e socialdemokratëve në opozitë akuzoi kancelarin se dështoi në qeverisjen e vendit.
“Ju jeni përgjegjësi kryesor për zgjedhjen e ministrave dhe partnerëve të koalicionit dhe po ashtu për situatën aktuale. Kërkoni të merrni pa dialog postet e ministrave aleatë të larguar dhe doni votat parlamentare me pretekstin për të shmangur kaosin që ju vetë e sollët. Jo, kjo sjelle nuk ka të bëjë aspak me përgjegjshmërinë”, tha Pamela Rendi-Wagner.
Përgjigjja e ashpër e kryeopozitares erdhi pasi Kurz kërkoi mbështetje nga deputetët për ministra teknicienë, të propozuar prej tij, pas tërheqjes së ekstremit të djathtë nga koalicioni.
“Jam përpjekur javën e fundit të jap një kontribut për stabilitetin, duke propozuar një qeveri që të ketë liri veprimi për të garantuar qetësi për vendin deri në zgjedhjet e parakohshme”, u shpreh Kurz.
Presidenti austriak Aleksandër van der Belen pritet të propozojë së shpejti një kryeministër të përkohshëm. Ky ishte i pari mocion mosbesimi i suksesshëm në historinë e Austrisë.
Tv Klan