Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me debate, tensione dhe surpriza të shumta, teksa Saimirin zgjodhi për takim në SPA disa vajza dhe la disa të tjera.

Klea, konkurrentja që u eliminua në natën e dytë ka zgjedhur të japë opinionin e saj në programin “Daily Love Story”, lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur mes vajzave.

“Ishte një spektakël jo si herët e tjera. I ka dhënë shumë kohë televizive vajzave. Meri më ka pëlqyer gjithmonë. Tregon fisnikërinë tek një vajzë. Edhe Xhesi më pëlqen. Bisedat thuajse janë të njëjta.

Sa i përket zgjedhjeve në SPA, m’u dukën skena të lezetshme. M’u duk goxha mirë. Mbase ato vajza i kanë pëlqyer me bikini dhe i ka zgjedhur”, ka thënë Klea.

Veç të tjerash ajo ka rrëfyer edhe një sekret për Arjanën, për të cilën thekson se është shumë e dhënë pas Saimirit.

“Kam një sekret për t’jua thënë të gjithëve, që Arjana vdes dhe mbaron për Saimirin, thotë o do ta marr unë o s’ka”, është shprehur 24-vjeçarja nga Kavaja.

Ndërkohë ajo nuk ka lënë pa komentuar edhe dy konkurrentet që u eliminuan këtë javë, Jonidën dhe Stelinën.  

Ashtu si të gjitha vajzat e tjera, edhe Klea ka parë diçka që nuk shkon tek Stelina, teksa shprehet se e priste largimin e saj.

“Për Stelinën unë e prisja sepse edhe kur e kam njohur në prapaskenë ajo nuk ka bërë muhabet tjetër me mua përveç operacionit të hundës. Madje edhe kur i kishte vdekur mjeku kishte thënë që e kanë zënë mallkimet e mia.

Kurse Jonida, ishte një vajzë e drejtëpërdrejtë. Nuk mendoj se ishte momenti i duhur për të dalë, por gjithsesi mbetet në zgjedhjet e Saimirit”, ka thënë Klea.\tvklan.al