“Më kanë dalë nga hundët!”, tha me humor Doloreza Rrapollari gjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan teksa nisi të fliste për mbesat. Ekonomistja kalon çdo ditë me to dhe janë frymëzimi pas librit që ka shkruar. Për Dolorezën nuk janë “mjalti i mjaltit”, por mendon se kjo është mosha kur njeriu mëson të dojë me butësi e pjekuri duke e shijuar momentin.
Për të përshkruar sesi është ajo si gjyshe, Doloreza zgjedh sërish humorin dhe duke treguar se s’është shumë tradicionale.
Doloreza Rrapollari: Unë jam një ato gjyshe ndryshe sa shpeshherë babai i vajzave më thoshte që do të t’i jap vetëm kur të shkojnë në universitet sepse, të më falni pastor, u mësoja ndonjë fjalë jo të hijshme se në mungesën e djalit, unë s’kam as djalë, as vëlla dhe doja t’i bëja kështu, por i kam rritur shumë mirë dhe janë bërë vajza shumë të mira. E madhja është 9 vjeç dhe është gati një zonjushë dhe në atë natyrën time, gjyshja tjetër është nga jugu, unë jam tiranase, i vura dhe barrikadë, unë jam nona, jo nëna!
Ermelinda Ndoja: Pra, ti do të dominoje në raport me gjyshen tjetër, një gjyshe e hekurt.
Doloreza Rrapollari: Unë jam gjyshja e hekurt, është e vërtetë. Sa jam e butë, jam edhe e hekurt, se jam edhe e butë. Madje kur u kemi vënë emrat, unë i fus pak turinjtë më shumë se ç’duhet. Kam hasur në vështirësinë e dhëndrit se vajza normalisht që më dëgjon dhe më mirëkupton, por kam ndikuar edhe te vënia e emrave. Madje direkt sa ua vura, i bëra edhe tatuazh që mos të lëviznin fare.
Jo vetëm kaq, por ajo nuk i ndan mbesat nga vetja as kur vizitojnë “vende të çuditshme”.
“Unë pa lejen e prindërve i çoj në disa vende të çuditshme dhe kur vij pastaj has ndonjëherë në kritika dhe rri si e zënë në faj, por vazhdoj prapë jetën time dhe ato më duan shumë”, u shpreh ajo duke zbuluar se një prej alternativave është stadiumi./tvklan.al