Partia Demokratike akuzoi Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj se po mban të fshehtë një skandal në lidhje me Vetting-un në polici.

Sipas opozitës bëhet fjalë për ndërprerjen e procesit të verifikimit në radhët e uniformave blu, pasi ajo thotë se 534 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë rezultuar se kanë patur lidhje me sigurimin e shtetit.

Demokratët i bënë thirrje drejtueses të autoritetit të dosjeve Gentiana Sula që të bëjë pa vonesë publike listën e këtyre personave.

Deklarata e plotë e Strazimirit  

Veting në polici nuk ka pasi është verifikuar se 534 oficerë kanë shërbyer në strukturat e Sigurimit të Shtetit si drejtues apo spiunë.

Është verifikuar gjithashtu se kupola e lartë e policisë së shtetit rezulton të jetë e lidhur kryekëput më organizatën më gjakatare të ish-vendeve komuniste, Sigurimin e Shtetit.

Skandali po mbahet i fshehtë nga ministri Fatmir Xhafaj, një ish-hetues i rregjimit të diktaturës, por gjurmët e këtij skandali janë lënë në zyrat e autoriteit të dosjeve.

PD është vënë në dijeni se verifikimi është ndërprerë pas një takimit të autoritetit të dosjeve Gentiana Sula me dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Ky i fundit është informuar zyrtarisht për 534 drejtues të rangut të lartë të policisë së shtetit si pjesë e sigurimit të shtetit.

Situata alarmante e rikthimit të sigurimit në drejtim të policisë është bërë alarmante nga PD që në vitin 2014.

Komisioni hetimor provoi zyrtarisht se qindra sigurimsa ishin rikthyer në punë në mënyrë të paligjshme, me vendim politik pas kontributit të dhënë për partinë e Enver Hoxhës që sot drejtohet nga Edi Rama.

Komisioni provoi se këta persona ishin përfshirë në zgjedhjet e vitit 2013, si komisionerë apo vëzhgues apo dhe financues të PS.

Falë këtyre sigurimsave vetingu në polici është bllokuar, vendi u kanabizua dhe u bë miqësor me organizatat kriminale.

Pavarësisht se i krijuar nga partia e sigurimit të shtetit, autoriteti për informimin e dokumentave të sugurimit ka detyrim ligjor të publikojë informacione mbi praktikën në fjalë dhe jo ta fshehë atë.

PD i kërkon Gentiana Sulës të mos bëhet vegël e sigurimit të shtetit por të bëjë publike pa vonesë listën e 534 drejtuesve të lartë të shtetit të lidhur me sigurimin. 

/tvklan.al