Basha: 3 prioritetet absolute për të nxjerrë shqiptarët nga depresioni dhe nga kriza

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë propozimet e saj për ndryshimet kushtetuese. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i PD, Lulzim Basha, në një konferencë shtypi me gazetarët.

Amendametet e PD përmbajnë ndryshime kushtetuese për reformën zgjedhore, për reformën territoriale dhe për Vettingun e politikanëve.

“Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kuvend amendamentet kushtetuese në lidhje me 3 prioritetet absolute për të nxjerrë shqiptarët nga depresioni dhe nga kriza.

Këto 3 çështje kryesore kanë të bëjnë me:

Reformën Zgjedhore përfshirë të gjitha aspektet e saj. Për të organizuar përmes zgjedhje të lira hapin e parë për daljen nga kriza që është kthimi i Shqipërisë në shinat e legjitimitetit. Amendamentet kanë të bëjnë me zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të 30 Korrikut dhe depozitimi i kërkesës për komisionin zgjedhor për të nisur sa më shpejt nga puna që reforma zgjedhore me të gjithë komponentët e saj të nisë një orë e më parë.

Amendamenti tjetër ka të bëjë me katastrofën që përjetojnë shqiptarët për shkak të asaj që KiE e konsideron si dështim total, e ashtuquajtura reformë territoriale, një pushtet tashmë i shkatërruar dhe zëvendësuar nga 61 bajraktarë që i grabisin pushtetit afro 120 milionë Euro më shumë se sa kushtonin 300 e ca të punësuarit e para 2015. Ne kemi paraqitur amendamentin tonë që parashikon bashki urbane dhe bashki rurale. Rëndësi ka që pushteti vendor të shkojë afër qytetarëve.

Propozimi i tretë dhe ai që është më i detajuari në këtë depozitim të projektligjit ka të bëjë me Vettingun e politikanëv. Rastësisht dje pashë disa tituj në media që thonë rikthehet Vettingu i politikanëve. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Me të vërtetë ideja e 2018 për ta pastruar Parlamentin ka qenë objekt i 2018 por, ka ndryshim themelor që vjen përmes këtij dokumenti që është opinioni i Komisionit të Venecias për kërkesën e PD në Vjeshtën e 2018 për të mundësuar Vettingun e politikanëve. Ka kërkuar që një proces i tillë të bëhet në kushtet e proporcionalitetit dhe të garantojë të drejtat dhe liritë e të drejtat themelore të njeriut që të mos kthehet në “gjueti shtrigash”. Një nga pyetjet që ne nuk i jemi përgjigjur dot drejtpërdrejt në 2018 se kush do ta bëjë Vettingun e politikanëve, ka marrë përgjigje. Sot përgjigja është e përcaktuar në propozimin kushtetues dhe ja kalon këtë detyrë një institucioni që është ngritur tashmë, funksionimi i të cilit është akoma në provë, por që janë investuar jo thjesht milionat e taksapaguesve amerikanë dhe shqiptarë, por edhe shpresat e atyre që duan një politikë të pastër nga krimi. Dhe kjo është Struktura e Posaçme Antikorrupsion në tërësinë e saj”, deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha. /tvklan.al