Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se po fsheh të vërtetën lidhur me ngjarjen e 21 Korrikut, ku ish- nënkomisar Emiljano Nuhu denoncoi se është kërcënuar me armë në Komisariatin e Krujës  në prani të Taulant Ballës.

Sipas selisë blu 8 kamerat e stacionit të policisë tregojnë praninë në komisariat të kreut të grupit parlamentar të socialistëve Balla, së bashku me Deputetin Rraja dhe kryebashkiakun e Krujës Artur Bushi, pas denoncimit të bërë nga 24-vjeçarja Xhisiela Maloku se është dhunuar nga djali i deputetit, Rexhep Rraja.

Me heshtjen e tij opozita thotë se kryeministri ka dalë në mbrojtje të bandës së Fushë-Krujës.

/tvklan.al