Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së Ganimete Musliu, akuzon drejtpërdrejt Milan Radoiçiç se qëndron prapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepenci, ndërsa thotë ai është përkrahur nga shteti i Serbisë.

Pas raportimit të drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti në këtë komision, ajo nuk dha detaje të tjera rreth shpërthimit.

“Folëm për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit dhe për çështje të tjera. Në bazë të asaj se çfarë u tha nga drejtori i AKI-së, prapa sulmit qëndron Radoiçiç i mbështetur nga shteti serb.”

Gjendjen e sigurisë e ka cilësuar stabile, por me provokime të mundshme nga Serbia. Prokuroria është duke vazhduar hetimet për shpërthimin në Varragë të Zubin Patokut.

Tv Klan