Partia Demokratike akuzon qeverinë se i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit pa u dhënë një zgjidhje qytetarëve për testimin dhe mjekimin nga koronavirusi. Kryetari i PD-së në degën e Fierit, Luan Baçi thotë se atje mungojnë tamponët.

“Në Fier mungojnë tamponet për të bërë testin. Në repartin e urgjencës  konstatohen pacientë me simptomat Covid, por atyre nuk u behet tamponi. Në kulmin e pandemisë, mungesa e tamponëve nuk është vetëm keqmemaxhim, por është kriminale.  Mungesa e tamponëve vë në rrezik jetën e qytetarëve dhe përhapjen e shpejtë të sëmundjes”.

Por sipas Baçit edhe skaneri që përdoret për të zbuluar rastet me Covid ka konfirmuar se situata është alarmante.

“Dy ditë më parë, 35 pacientë që kanë bërë skanerin, kanë rezultuar pothuajse të gjithë të prekur me COVID dhe në fazë të avancuar. Nëse këtyre qytetarëve do t’u bëhej tamponi në kohë, do ta kishin më të lehtë të kuronin sëmundjen”, tha ai.

PD-ja thotë se qeveria nuk ka prioritet qytetarët dhe se situata në Fier “timoni është lënë pa duar dhe situata është në rënie të lirë”./tvklan.al