Netët e 12 dhe 13 Qershorit, mijëra njerëz me qirinj në duar nisen drejt kishës së Shna Ndout, e njohur ndryshe si Kisha e Laçit në kërkim të mbarësisë dhe duke kremtuar festën e shenjtit.
Pelegrinët e shumtë vijnë nga i gjithë vendi, por edhe nga jashtë, enkas për këtë festë pa dallime fetare. Në dëshmitë e tyre, besimtarët tregojnë për mrekullitë që kanë ndodhur në kishën e Shna Ndout..
Mbarësi, shëndet, paqe e lumturi është lutja e çdo besimtari që për 12 të marta kanë ngjitur shkallët e kishës me qirinj në duar dhe me shpresë tek toka e shenjtë.
Nga fluksi i lartë i pelegrinëve u krijua një trafik i rënduar në të gjitha rrugët e qytetit të Laçit dhe ajo që të çon për të kisha. Për garantimin e mbarëvajtjes së ritualit fetar dy ditor janë angazhuar policia dhe spitali dhe pushteti vendor në Kurbin./tvklan.al











