Në Shqipëri ende po punohet për një shërbim më të mirë me ujë të pijshëm.

Një nga ujësjellësit e përfshirë në rrjetin e investimeve është ai në Mamurras, që sipas zv/kryeministres Belinda Balluku do të ofrojnë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për të gjithë zonën.

Duhen riparë investimet, duhen rritur kapacitete në gjithë ultësirën perëndimore”, u shpreh Balluku.

Bashkë më investimet synohet ulja e debive.

 “Debitë kanë filluar të shlyhen… Sigurisht kjo vjen për shkak të investimeve, mirëmenaxhimeve”, tha Balluku.

Flukset turistike sipas Ballukut e shtojnë nevojën për një vëmendje më të madhe në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve.

“Ky vit minimalisht do ketë 20% më shumë se vjet, ndaj duhet të kemi parasyesh që ujësjellës kanalizimet janë një ndër pikat kritike ashtu sic është dhe energjia që kërkojnë vëmendje të veçantë”, tha Balluku.

Balluku thotë se në ndërmarrjet me performancë të lartë, punonjësit kanë të drejtë të aplikojnë paga më të larta.

Tv Klan