Thjesht prania e celularit afër nesh mund të reduktojë deri në 20% aftësitë e mendore. Dhe sot njerëzimi vuan nga varësia dixhitale, varësi e cila sipas studimit më të fundit duhet të lehtësohet.
Kërkimi i Universitetit të Austin në Texas bën të ditur se edhe nëse smartphoni është i fikur apo i kthyer me ekranin poshtë, sërish ndikimi është i madh.
Sipas kreut të studimit, kjo ndodh pasi celulari, njoftimet, mesazhet e gjithçka lidhet me të, shkakton përthithjen e burimeve të trurit, por energjia shkon edhe në sforcimin për të kontrolluar vëmendjen ndaj tij.
Kështu njeriu shpenzon aftësitë e tij dhe performanca e trurit dhe mendjes sonë bie ndjeshëm, duke krijuar edhe një dizekuilibër të theksuar. Shkencëtarët kanë kryer eksperimente tek 520 persona dhe ka rezultuar se edhe kur telefoni është i fikur, shërben njësoj si stimul shpërqëndrues.
Kështu, sipas tyre e vetmja mundësi duket se është ndarja fizike prej celularit për pak kohë gjatë ditës, edhe pse kjo gjë fillimisht shkakton ankth dhe deri atake paniku. Pra njeriu është tashmë robëruar nga telefoni i tij.
Klan Plus