Mësim nga telefoni dhe kafenetë. 2 milionë euro internet në muaj
Viti akademik për shkak të situatës nga pandemia e Covid-19, u la të zhvillohej totalisht online edhe pse universitetet kërkuan një mësim të alternuar. Në mbylljen e javës së shtatë të mësimit, Qëndresa Qytetarë ka publikuar të dhënat e sondazhit për mësimin online, të realizuar me 610 studentë, nga 9 universitete publike.
Studentëve gjatë ndjekjes së mësimit në distancë u është shtuar kostoja mujore e blerjes së paketave të internetit, të cilat përllogariten të jenë mbi 2 milionë euro në muaj. Një pjesë ndjekin mësimin nga kafenete e lagjeve ku jetojnë, pasi nuk kanë internet në banesë.
Drejtuesit e Qëndresës Qytetare shprehen se duhet të ketë rivlerësim të tarifës së studimit duke marrë parasysh reduktimin e kostove administrative për shkak të mospërdorimit të ambienteve universitare.
Si dhe kërkojnë që në Janar, studentët të kthehen në auditore duke zhvilluar mësim të alternuar, leksionet online dhe seminaret në auditore.
Klan Plus