Një byrektore në periferi të Pogradecit është djegur.
Gazetarja e Klan News Daniela Zisi bën me dije se shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë rrjedhja e një bombul e gazi që përdorej për të gatuar.
Shërbimi zjarrëfikës ka ndërhyrë menjëherë duke vënë nën kontroll flakët.
Nga raportimet e gazetares mësohet se nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
/tvklan.al