Ekonomia e vendit po tregon performancë pozitive, kjo e ndikuar edhe nga shkalla e punësimit të popullatës, por njëkohësisht edhe ulja e papunësisë.

Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, gjatë fundit të vitit të kaluar, shkalla e punësimit rezultoi 68.3%.

“Në tremujorin e katërt të 2024, shkalla e punësimit për popullsinë është 68.3% duke shënuar një rritje vjetore me 1.6 pikë përqindje me një rënie tremujore me 0.8 pikë përqindje. Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri në tremujorin e katërt të 2024 për popullsinë 15 vjeç e lart është 8.8%, duke shënuar një ulje vjetore me 0.8 pikë përqindje dhe një rritje tremujore me 0.7 pikë përqindje”, tha Elsa Dhuli.

Edhe shkalla pjesëmarrëse në tregun e punës pësoi rritje të konsiderueshme sipas INSTAT, dhe sektorët me ndikimin më pozitiv janë industria, bujqësia dhe sektori i turizmit.

“Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës në tremujorin e katërt 2024 për popullsinë 15-64 vjeç është 75.5% me një rritje dhjetore prej 1.2% të ndikuar industria, bujqësia dhe shërbimet, por fokusi kryesor ka qenë tek shërbimet”, tha Dhuli.    

Të ndarë sipas kategorive përkatese, INSTAT nënvizon se shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 69.1% nga gratë dhe 82.2% nga burrat.

Klan News