Një banesë në Vlorë në lagjen “Pavarësia” është përfshirë nga flakët. Siç raporton gazetarja e Klan News Greta Haskaj shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i një bombule gazi.

Banesa e ndodhur në katin e dytë të një godine banimi në brendësi të lagjes është përfshirë totalisht nga flakët.

Sipas informacioneve të gazetares së Klan News Greta Haskaj nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Efektivët zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje dhe pak minuta pas shpërthimit të flakëve kanë bërë të mundur izolimin e tyre duke mos lejuar përhapjen në banesa të tjera të pallatit.

/tvklan.al