Ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Ka rinisur në 12:30 seanca gjyqësore ndaj tij, e cila u shty dje për arsye të paraqitjes së provave të reja nga Prokuroria e Posaçme për Veliajn.

Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, në sallën e gjyqit ndodhen kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurori Olsi Dado.


Në seancën e së Martës (që zgjati 7 orë), nuk u lejua pjesëmarrja e avokatit amerikan Joshua Roberts, i cili është pozicionuar me mbrojtjen e kryetarit të bashkisë. Ky i fundit ka kërkuar masë më të lehtë të sigurisë “arrest me burg”, me argumentin se “nuk ka rrezik për prishje provash apo largim nga vendi”.

Kërkesa e Veliajt do shqyrtohet sërish nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Kujtojmë se Veliaj u arrestua më 10 Shkurt, i akuzuar për dy vepra penale, atë të “korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”. 2 ditë më vonë, u verifikua masa e “arrestit me burg” ndaj tij në GJKKO, ndërkohë që për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u caktua masa e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Prej 1 muaji tashmë, Veliaj ndodhet në ambientet e paraburgimit në Durrës.

/tvklan.al