Një 35-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Sarandë. Policia thotë se e kapi të riun, i cili ka lindur në Fier, por banon në Greqi duke i dhënë makinës pa patentë.
Duke ditur këtë fakt, ai tentoi t’i shmangej gjobës duke u përpjekur të korruptojë policët.
Mirëpo 50 euroshi mes lejes së qarkullimit nuk i ka bërë punë të riut, i cili përveç shkeljes së parë, përfundoi në pranga për këtë gjest të tij.
“Gjatë patrullimeve në lagjen nr. 2, në rrugën “Vangjel Pandi”, shërbimet e patrullës “Shqiponja” ndaluan për verifikim automjetin tip Seat, me drejtues shtetasin K. H.. Nga kontrollet, rezultoi se 35-vjeçari, drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe, për t’iu shmangur masave ligjore, tentoi të korruptonte punonjësit e policisë duke u ofruar 50 euro”, njoftoi policia./tvklan.al