Fermerët kanë qenë më të interesuar për të përfituar nga skema për naftën në bujqësi. Pjesa më e madhe e tyre kanë aplikuar pasi sipas fermerëve është më e domosdoshmja për punimet bujqësore.
Në ditën e fundit të afatit për aplikime numri i personave që u paraqitën pranë agropikave Ishte i ulët.
“Sot e gjeta ditën dhe erdha për të aplikuar.”
“Unë do aplikoj sivjet për herë të parë.”
“Për naftën, për tokat që kemi mbjellë.
Sipas të dhënave gjatë kësaj periudhe kanë aplikuar rreth 38 mijë fermerë në qarqet e Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Ndërkohë interesi ka qenë i lartë edhe në qarkun e Korcës.
Vullnet Gjolla, drejtor i Bujqësisë në Korçë: Ka pasur një interes të lartë të fermerëve për këto skema, kryesisht për të naftës. Vetëm në qarkun e Korçës kemi 2220 fermerë që kanë aplikuar deri më tani, njëkohësisht interes të lartë kanë pasur 3 skemat e tjera, dele e dhi, e gjelit dhe blegtorisë.
Nga të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë thuhet se janë rreth 70 mijë aplikime në të gjithë vendin. Procesi nisi më 27 mars ndërsa për herë të parë fituesit do të marrin subvencionimin në llogaritë e tyre bankare.
Klan News