Plani i administratës Biden për të sanksionuar mbi 200 kompani dhe individë të lidhur me prodhimin dhe shpërndarjen e naftës ruse nëpër botë ka rritur çmimin e naftës në bursat botërore. Këtë të Hënë në bursat e Teksasit dhe Londrës, nafta u shit me deri 5 dollarë më shtrenjtë se të Premten për kontratat e Shkurtit, përkatësisht me mbi 78 dhe 81 dollarë për fuçi.

Frika është se vendimi që pritet të marrë administrata e presidentit në ikje të Shteteve të Bashkuara do të detyrojë importuesit kinezë dhe indianë që janë edhe blerësit më të mëdhenj të momentit të naftës ruse të papërpunuar, të shtojnë importet nga Lindja e Mesme.

Në listën e sanksioneve janë firma ruse të prodhimit të naftës si Gazprom Neft, e treta më e madhe në Rusi dhe Surgutneftegas dhe anijet që transportojnë në gjithë botën, naftën ruse ose nga vendet aleate si Irani që po ashtu është e sanksionuar.

Sanksionet, pjesë e ndëshkimeve ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë kanë fuqi veprimi deri në Mars dhe nëse administrata pasardhëse e Trump-it do të dojë t’i shfuqizojë më herët, këtë e vendos Kongresi.

Tv Klan