Një nga rubrikat më të reja të emisionit “Rudina” në Tv Klan është rubrika e 31 pyetjeve. E para që e nis këtë risi, është këngëtarja e njohur Manjola Nallbani, që nuk i kurseu aspak përgjigjet e sinqerta. Njëra nga pyetjet e emocionoi fort artisten, e cila u prek menjëherë.
Rudina Magjistari: A qan ndonjëherë ti vetë duke dëgjuar këngët e tua?
Manjola Nallbani: Unë qaj edhe me lajmet, jo më me këngët e mia, jam shumë e ndjeshme.
Rudina Magjistari: Cili është kujtimi më i lumtur që ke ti me nënën tënde?
Manjola Nallbani: Kujtimi më i lumtur me nënën…
Rudina Magjistari: Cili të kujtohet i pari?
Manjola Nallbani: Shumë… momenti i dasmës, emocionet, shumë prekëse.
Rudina Magjistari: Ka qenë një moment që je takuar me të, moment përshëndetjeje? Si je ndierë?
Manjola Nallbani: Ja e shikon më bëre për të qarë. Edhe me mamin, edhe me babin, se babin e kam pasur të paralizuar, e kam thënë dhe kur ika unë nga shtëpia, ishte për të dy e rëndë./tvklan.al