Përmbytjet e fuqishme kanë përfshirë një pjesë të madhe të jugut të Spanjës.
Pamjet me dron tregojnë lumin Guadalhorce i cili ka dalë nga shtrati në provincën Malaga, në jug të Spanjës. Përmbytjet kanë prekur Castile y León, Castile-La Mancha, Madrid, Aragón, Valencia dhe Murcia.
Shumë shtëpi janë nën ujë në qytetin e Cartama. Autoritetet iu kanë ardhur në ndihmë të moshuarve dhe kafshëve shtëpiake të cilët kishin mbetur të bllokuar nga shirat e fuqishëm.
Stuhia “Laurence” ka bërë që të evakuohen qindra familje dhe disa rrugë janë mbyllur në jug të Spanjës. Shirat kanë shkaktuar gjithashtu pezullimin e mësimit në Malaga.
Laurence sipas autoriteteve pritet të godasë edhe qytetet perëndimore në Spanjë ditët në vijim. Agjencia meteorologjike spanjolle lëshoi alarmin për shira të dendur në Spanjën juglindore, e cila është goditur nga moti i keq që në fillim të Marsit.
Klan News