4 muaj pas përmbytjeve që i morën jetën më shumë se 220 njerëzve, Spanja është përfshirë sërish nga përmbytjet.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë detyruar autoritetet lokale të mbyllin shkollat dhe rrugët në Spanjën lindore. Alarmi për motin e keq është dhënë në disa pjesë të rajoneve të Murcia, Valencia dhe Katalonjës.
Autoritetet kanë këshilluar qytetarët të qëndrojnë brenda në shtëpi dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme. Sipas meterologëve, reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë në të gjithë vendin deri në fundjavë.
Klan News