Moti i keq mbi detin Adriatik ka kufizuar lundrimin për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla të lundruese.

Reshjet e herë pas hershme dhe era e fortë kanë krijuar një situatë të paqëndrueshme në gjirin e Durrësit duke bërë që flota e peshkimit të qëndrojë në pritje të përmirësimit të kushteve detare.

Ndërkohë kapiteneria e portit bëri të ditur se tragetet që lidhin Durrësin me Barin dhe Ankonën vijojnë normalisht udhëtimet. Vetëm anijet e vogla dhe ato të peshkimit nuk lejohet të dalin në det.

Siç raportoi edhe gazetarja Enkeleda Arapi, autoritetet detare kanë kërkuar nga subjektet që operojnë në det, të zbatojnë masat e sigurisë./tvklan.al