Tekat e motit në SHBA, vijojnë të shkaktojnë dëme të mëdha e viktima.  Në një kohë kur pjesa më e madhe e vendit po përjeton stuhi të fuqishme dhe tornado, në disa zona ka edhe zjarre.

Stuhitë e fuqishme I kanë marrë jetën tre persona në Misisipi dhe kanë shkatërruan çatitë e ndërtesave në një qytet të vogël të shtetit të Oklahomas.

Të paktën shtatë tornado goditën Teksasin, Oklahomën dhe Luizianën, ndërsa pritet të tjera në të dy Karolinat, Florida dhe Virxhinia.

Moti i keq la pa energjisë elektrike të mërkurën  pjesën qendrore dhe juglindore të SHBA, duke përfshirë më shumë se 98,000  familje në Teksas, rreth 48,000 në Tenesi dhe rreth 42,000 në Alabama.

Stuhitë prekën edhe transportin ajror pasi u anuluan afro 600 fluturime. Në Nebraskën lindore gjatë natës së të mërkurës, reshjet e dendura të dëborës detyruan autoritet të mbyllin rreth 80 akse rrugore.

Të paktën 70 aksidente automobilistike u shënuan në Minesota, ndërsa garda Kombëtare është në gatishmëri për të ndihmuar shoferët e bllokuar nga dëbora.

Ndërkohë, në Teksas, erërat e forta dhe bimësia e thatë nxitën zjarret në disa zona të shtetit. Si pasojë e zjarreve të paktën 20 shtëpi u shkatërruan në qarkun ‘San Patricio’ pranë qytetit ‘Corpus Christi’.

Klan News