Moti ekstrem ka goditur Azinë. Së fundmi 21 të vdekur është bilanci i përmbytjeve të shkaktuara nga tajfuni Son Tinh në Vietnam, ndërkohë që dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Autoritetet bëjnë të ditur se situata është kritike, janë dëmtuar rreth 4000 shtëpi dhe ka nisur evakuimi i banorëve.
Ndërkohë që edhe Kina është goditur nga stuhia tropikale Ampil dhe aktualisht 190 mijë persona janë evakuuar nga banesat e tyre, kryesisht në zonat bregdetare të Shanghait. Shpejtësia e erës i kalon 100 km në orë, ndërkohë që rreth 50 fluturime kombëtare e ndërkombëtare janë pezulluar sot në 2 aeroportet e Shanghait.
Japonia nga ana tjetër është përfshirë nga një valë të nxehti dhe bëhet e ditur se niveli i lagështirës në ajër është shumë i lartë. Sipas meteorologëve, temperaturat janë 33 gradë Celcius, por si pasojë e lagëshisë së lartë në ajër, perceptohet një temperaturë rreth 41 gradë Celcius.
Klan Plus