Një tjetër mesazh do të dërgohet në hapësirë në kërkim të civilizimeve të panjohura. Kështu, pas 44 vitesh nga radiomesazhi i parë i drejtuar në thellësi të hapësirës, në drejtim të yjeve M13 në yjësinë e Herkulit, vrojtuesi kozmik i Porto Ricos po punon pikërisht mbi një të ri, duke përdorur teknologjitë e avancuara.
Në fakt ka nisur një konkurs ku grupe të ndryshme studentësh duhet të ideojnë një version të ri radiomesazhi. Fituesit do të shpallen në vitin 2019. Mesazhi origjinal i dërguar në 16 Nëntor të 1974 ishte në kod binar, i gjatë 3 minuta dhe jepte informacione për koordinatat e sistemit tonë diellor, por edhe të dhëna mbi racën njerëzore, si struktura e ADN-ja.
Ky komunikim i viteve 70 në kërkim të qytetërimeve të mundshme aliene u konsiderua si një ngjarje simbolike më rëndësi, por sot, thonë shkencëtarët, për të rishkruar atë mesazh, kërkojmë edhe idetë e të rinjve në mbarë botën.
Klan Plus