Transgjinorja Amber e cila ishte e ftuar sot në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan, ndër të tjera ka folur edhe për vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të saj.
Rudina Magjistari: Cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë këtij rrugëtimi deri më tani?
Amber: Personat që janë në llojin tim, vështirësinë e kanë akoma dyfish më të madhe sepse njerëzit i shikojnë si alienë. Absolutisht jo, unë dua të ngre zërin për këtë gjë dhe kam menduar që në të ardhmen të hap një zyrën time dhe t’ju dal në mbrojtje këtyre njerëzve sepse nuk janë alienë, janë thjesht njerëz normalë. Është çështje hormonale, nuk kanë pse të ndihen inferiorë ndaj të tjerëve. Është si një femër që nuk i pëlqen më të shkojë me meshkujt dhe shkon me femra. Që ka pasur marrëdhënie me meshkuj deri në një periudhë të jetës së vet dhe pastaj ka kthyer.
Rudina Magjistari: Pra nuk ka qenë një zgjidhje të themi, ti ke lindur kështu, ti je ndjerë e tillë që e vogël fare?
Amber: Po, duke filluar që nga zëri im, që unë nuk kam një zë mashkullor, kam një zë femëror. Duke filluar që nga gjestet që bëja, shenjat apo sjelljet që bëja me njerëzit. Është një gjë që të vjen natyrshëm, është instikti që ti nuk mund të shikosh një femër, por shikon një mashkull.
Rudina Magjistari: Më trego pak për fëmijërinë tënde.
Amber: Unë kam patur një fëmijëri shumë të lumtur, nuk doja që ta ekzagjeroja. Më kanë dashur të gjithë për atë që jam, jam rritur në një familje shumë të mirë, me të gjithë dashurinë e mundshme dhe kam 4 vëllezër që më kanë mbrojtur dhe më kanë kuptuar për atë që jam. Njeriu kur rritet me dashuri dhe me një frymë shumë të mirë dhe me një ngrohtësi familjare, çdo gjë e ka më të lehtë, sepse e ka forcën e familjes normalisht dhe mua me vjen keq që ata transgjinorë apo gay nuk e kanë ndihmën e familjes. /tvklan.al