Përplasja e një autobusi ka qenë fatale për 21 persona të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dhe 38 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Kamerun. 

Mësohet se në autobus ishin 70 pasagjerë. Sipas mediave të huaja pritet që numri i të vdekurve të rritet, pasi disa nga të plagosurit kanë marrë plagë të shumta dhe janë në gjendje kritike për jetën.

Autobusi është përplasur me një pemë dhe më pas ra në luginë. Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti tragjik.

/tvklan.al