Një autobus ka marrë flakë në ecje në Tiranë këtë të enjte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në Paskuqan.
Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë bërë një defekt teknik në pjesën e motorit.
Nga flakët nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al