Tharëset e duarve shpërndajnë baktere. Sipas një studimi, rezulton se tharëset elektrike me ajër të ngrohtë në tualetet publike, mund të aspirojnë baktere nga shërbimet higjenike dhe t’i risjellin direkt mbi duart tona të sapo lara. Dhe në këtë mënyrë mund të përhapen bakteret, edhe ato më të rrezikshme, siç janë Stafilokoku Aureo dhe Clostridiumi.
Në bazë të eksperimenteve të kryera rezulton se edhe në ato raste kur një tualet është totalisht i sterilizuar dhe vihet në funksion tharësja e duarve, pas 18 orësh në muret e tij është rritur të paktën një koloni bakteresh. Dhe brenda 30 sekondave mjafton një ndezje e tharëses që numri i kolonive të shkojë në 18 deri në 254.
Në rastet kur shtohen filtra pastrues, ulet përhapja e kolonive bakteriale të rrezikshme deri në 4 herë, por pa qenë efikase në zhdukjen e shpërndarjes së tyre. Pra zgjidhja më e mirë pas larjes së duarve mbetet peshqiri apo peceta.
Klan Plus