Edhe pse vera ka mbaruar, banorët e Phoenix në Arizona ende po përjetojnë një të nxehtë ekstrem me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë. Matt Salerno, një meteorolog në Zyrën e Shërbimit Kombëtar të Motit Phoenix , tha se është thyer rekordi i vitit 2023.
“Kemi pasur verën më të nxehtë meteorologjike të regjistruar në Phoenix. Pra, ne patëm qershorin më të nxehtë të regjistruar me korrikun e dytë më të nxehtë të regjistruar dhe gushtin e tretë më të nxehtë të regjistruar. Kombinimi i tre muajve shënon verën më të nxehtë meteorologjike të regjistruar në Phoenix.”
Ne verën e vitit të kaluar Phoenix rregjistroi temperatura të larta deri në 43 gradë Celsius për 31 ditë rresht, ndërsa për këtë vit temperaturat e larta qëndruan të tilla për 113 ditë.
Ndryshimi i klimës u vu re edhe në Europën Qendrore teksa stuhia Boris solli dëme të konsiderueshme. Pamjet me dron tregojnë shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga përmbytjet në qytetin polak të Stronie Slaskie.
Stuhia ka bërë që disa fshatra në Kroaci dhe Serbi të jenë nën ujë. Ndërkaq shirat e fuqishëm kanë shkaktuar probleme së fundmi edhe në Kanë të Francës.
Klan News