I nxehti mund të kthehet në një problem për olimpistët.
Të martën pritet që temperaturat të shkojnë në 36 gradë celsius, e sipas mjekëve kjo mund të prekë edhe sportistët garues, përveç shqetësimeve që mund t’ju sjellin spektatorëve.
Christophe Calas: Të martën, i nxehti do të rritet në veri të vendit dhe presim temperatura 35-36 gradë në zonën e Parisit, që mund të ndikojnë në shëndetin e atletëve dhe publikut. Organizatorët kanë nisur të marrin masa që të lehtësojnë impaktin e të nxehtit te sportistët dhe spektatorët.
Organziatorët e olimpiadës kanë shpërndarë rreth 1200 aparatura nga ku mund të merret ujë për t’u ardhur në ndihmë turistëve, ndërsa ka edhe shumë shatërvanë që do të ndihmojnë për tu freskuar.
Sipas organizatorëve, moti i nxehtë do të ndihmojë në uljen e numrit të baktereve në lumin Senë, për t’u dhënë mundësi sportistëve për të konkurruar në garën e triathlonit.
Klan News