Pfizer ka shtyrë shpërndarjen e vaksinës së koronavirusit në Spanjë me një ditë. Ministri i Shëndetësisë në Spanjë. Salvador Illa ka bërë me dije se vonesa e shpërndarjes së vaksinës ka ardhur si pasojë e një vonese logjistike.  

Kompania nga ana tjetër deklaroi se shkak për vonesën është bërë kontrolli i temperaturës së frigoriferëve që do transportonin  vaksinat.

Vaksinat do të jenë në dispozicion nesër në mëngjes në pikat e vaksinimit”, tha ministri i Shëndetësisë.

Edhe në Gjermani shpërndarja e vaksinave pati disa probleme pasi dyshohet se  rreth 1,000 doza mund të mos jenë mbajtur në temperaturën e duhur gjatë transportit.

BioNTech më herët ka bërë me dije se vaksinat pasi hiqen nga ngrirja mund të ruhej deri në pesë ditë në 2-8 gradë dhe për deri në dy orë në temperatura deri në 30 gradë përpara përdorimit.

Pfizer ka pajisur të gjitha kutitë e transportit të vaksinave me GPS në mënyrë që të jenë në gjendje të gjurmojnë çdo lëvizje të ngarkesave./tvklan.al