Variantet e reja Covid-19 kanë vënë në lëvizje Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca për të testuar efikasitetin e vaksinave të tyre
Rregullatori i ilaçeve në Evropë po planifikon të përshpejtojë vlerësimet e çdo vaksine COVID-19 që modifikohen për të mbrojtur nga variantet e virusit.
Marco Cavaleri, kryetar i ekipit të vlerësimit të vaksinave në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA), tha se nuk duhet të ketë nevojë për prova të gjata në shkallë të gjerë për të vlerësuar vaksinat e para COVID-19, pasi ndryshimet për variantet e reja mund të testohen në grupe më të vogla.
Prodhuesit e ilaçeve duke përfshirë Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca kanë testuar vaksinat e tyre COVID-19 kundër disa varianteve më të përhapura të koronavirusit të ri.
Variantet që u shfaqën në Brazil (e njohur si P.1.), Britani (e njohur si 20I / 501Y.V1 ose B.1.1.7) dhe Afrika e Jugut (e njohur si 20I / 501Y.V2 ose B.1.351) janë përhapur tashmë në të gjithë botën duke grumbulluar më shumë presion mbi qeveritë që përpiqen të zbutin pandeminë nga e cila kanë humbur jetën 2.5 milion njerëz.
Këto tre variante kryesore po i shqetësojnë shkencëtarët, pasi me përhapjen e tyre rritet rreziku që vaksinat e sapo zhvilluara COVID-19, do të duhet të rregullohen për të qenë efektivë kundër disa varianteve dhe që njerëzit mund të kërkojnë një ose më shumë doza përforcuese.
Javën e kaluar, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave gjithashtu tha se po shqyrton një proces për rishikimin e vaksinave të cilat nuk ofrojnë mbrojtjen e nevojshme kundër varianteve.
Normalisht, një miratim i EMA kërkon studime të gjera me një numër të madh, duke filluar me sigurinë dhe duke përfunduar me efikasitetin. Lidhur me vaksinën ruse Sputnik V, Cavalieri bëri të ditur se agjencia është në kontakt të vazhdueshëm me kompaninë që e prodhon atë.
EMA është gjithashtu në kontakt me kompanitë kineze, veçanërisht Sinovac Biotech, por procesi për vaksinën kineze është disa hapa prapa atij rus.
Klan News