Një plagosje me armë ka ndodhur në Peqin mbrëmjen e sotme, ku një 41-vjeçar është qëlluar me armë.

I plagosuri, me iniciale Sh.C., ka marrë një plumb në këmbë dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Ndërsa autori i dyshuar është një 21-vjeçar me inciale A.T., i cili u identifikua nga policia brenda një kohe të shkurtër. 21-vjeçari është në arrati dhe i shpallur në kërkim nga uniformat blu.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Xhami” rreth orës 21:10 dhe plagosja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.

/tvklan.al