Erdhi nga Polonia për 2 javë si turiste në Sarandë dhe i lindi dashuria për këtë qytet me shikim të parë. Eshtë polakja Elzbieta Loska, e cila prej 10 vitesh udhëheq guidën turistike të polakëve në këtë qytet.
Gjatë rrugëtimit të saj prej 10 vitesh Elzbieta ka mësuar edhe gjuhën shqipe.
E ndikuar nga opinioni publik, ajo ishte e stepur për shqiptarët, por kur udhëtoi nga Korfuzi drejt Sarandës iu tha dhe miqve të saj se Shqipëria është e kundërta e asaj që flitet. Vendosi të jetojë në Sarandë duke udhëhequr turistët polakë nëpër atraksionet e rajonit të jugut nga Saranda, Butrinti, Syri i Kaltër dhe Gjirokastra.
Tashmë Elzbieta e ka zgjeruar aktivitetin e saj duke bashkëpunuar me vendasit për t’u përqendruar edhe në tregun imobiliar, për të gjithë ata polakë të cilët janë të interesuar të investojnë në pasuri të paluajtshme.
Në Sarandë numërohen rreth 20 subjekte private në pronësi të shtetasve të huaj të cilët pasi ka vizituar qytetin si turistë, kanë zhvilluar këto aktivitete ekonomike në fushën e turizmit, agjensi imobiliare, bare, restorante, sipërmarrje për menaxhim të strukturave hoteliere në Sarandë dhe Ksamil.
Tv Klan