Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 34-vjeçarin Xh.M, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, shkopinj dhe leva hekuri, 42-vjeçarin L.M , duke i shkaktuar dëmtime trupore.
Blutë bëjnë me dije se nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm gjatë ditës, në rrugën “Lefter Talo”, mes L. M. dhe F. M., 46 vjeç (xhaxhai i shtetasit Xh. M.), ndaj të cilëve nisi gjithashtu procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje./tvklan.al