Temperaturat e larta dhe ditët me diell kanë bërë qytetarë të shumtë t’i drejtohen bregdetit të Vlorës. Madje ka nga ata që të tunduar nga uji i kristaltë kanë nisur edhe më herët sezonin e plazhit.

Jo vetëm pushues nga qytete të ndryshem të vendit, por edhe mjaft turistë të huaj kanë zgjedhur të shijojnë bregdetin dhe klimën e Vlorës.


“Njerëz të bukur, qytet i bukur, çdo gjë e mrekullueshme, këtu po shikojmë çdo gjë që na rrethon. Për mua është mjaftueshëm ngrohtë për t’u larë në det.”

 “Është shumë mirë Vlora! Është fantastike, deti, njerëzit dhe ushqimi.”

Të zhvendosur në Shqipëri pas luftës në Ukrainë, ky qytetar vlerëson rivierën e jugut.

 “Kam 9 muaj që jetoj me familjen në Vlorë, riviera shqiptare super.”

Këtë fundjavë shumë qytetarë i janë drejtuar edhe Palasës, siç tregon kjo video e publikuar në rrjetet sociale nga gazetari Blendi Fevziu.

Vlora është një nga qytetet që tërheq gjithnjë emë shumë turistë jo e vetëm gjatë sezonit, por gjatë gjithë vitit.

Tv Klan