Florentino Perez nuk ka ndërmend të heqë dorë nga drejtimi i Real Madrid. Pavarësisht se në moshën 77-vjeçari, ai kërkon që të jetë në presidencën e gjigandit spanjoll të paktën deri në vitin 2029.
Real Madrid konfirmoi se Perez ka paraqitur kandidaturën e tij të vlefshme për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Florentino Perez ka qenë president i Real Madridit për 22 nga 25 vitet e fundit, teksa në eksperiencën e tij të dytë e ka shndërruar klubin në një ndër më të mirët në botë.
Florentino u rizgjodh president për herë të fundit në prill të vitit 2021 pasi paraqiti kandidaturën e tij për të kryesuar entitetin dhe kështu u përball me mandatin e tij të gjashtë në krye të Madridit.
77-vjeçari kryesoi skuadrën nga viti 2000 deri në vitin 2006, vit kur dha dorëheqjen, përpara se të kthehej sërish tre vite më pas.
Perez ka fituar 65 tituj si president i klubit Los Blancos: 37 në futboll (7 Kupa Evropiane, 7 Kupa Botërore për Klube, 6 Superkupa Evropiane, 7 Liga, 3 Kupa Mbreti dhe 7 Superkupa Spanjolle) dhe 28 në basketboll. (3 Kupa Evropiane, 1 Kupa Ndërkontinentale, 8 Liga, 7 Kupa Mbret dhe 9 Superkupa Spanjolle).
Klan News