Derbi i Madridit, përplasje totalisht gjermane, por dhe përballje të tjera tepër interesante. Kjo është tabloja e raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, me goglat që përcaktuan edhe rrugëtimin drejt finaleve për 16 skuadrat e mbetura në garë.
Pasi eliminuan Manchester Cityn, Real Madrid ka rrugë të gjatë për të tentuar titullin kampion.
15 herë fituesit e kompeticionit do kërkojë biletën për në raundin çerekfinal ndaj Atleticos së Madridit. Një rival ndaj të cilëve ka fituar dy finalet e mëdha të Champions League, në vitin 2014 dhe 2016.
Bayerni, që e ka fituar trofeun për herë të fundit në vitin 2020, përballet me Bayer Leverkusen, i cili fitoi titullin e Bundesligës sezonin e kaluar. Fundjavën e shkuar, takimi për llogari të kampionatit përfundoi pa gola.
Gjashtë herë kampionët e Europës dhe kryesuesit e fazës së grupeve, Liverpool mat forcat me Paris Saint Germain.
Një duel tepër interesant që përplas dy ekipe të cilët synojnë fitoren e trofeut. Barcelona takon sërish Benfikën, në një përsëritje të duelit të fazës së gurpeve. Arsenali në krizë duelon me PSV-Eindhoven.
Holandezët tentojnë të shkaktojnë befasinë e madhe, pas asaj ndaj Juventusit. Për Feyernoord, shorti rezervoi ekipin tjetër të Milanos, Interin.
Finalistët e vitit të kaluar, Borussia Dortmund do të luajnë me Lille, ndërsa Aston Villa, që ka luajtur për herë të fundit në këtë fazë në vitin 1983 do të sfidohet me Club Brugge të cilët fituan në fazën e grupeve.
Klan News