Rama dhe Erdogan inaugurojnë Xhaminë e Namazgjasë
Në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka inauguruar Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë së bashku me Kryeministrin Edi Rama.
Për Xhaminë e Namazgjasë, Presidenti Erdogan tha se është një dhuratë e popullit turk për motrat dhe vëllezërit e tyre myslimanë në Shqipëri.
Gjatë inaugurimit të saj, Gazment Bilal Teqja, myftiu i Tiranës u prezantua si imami drejtues i Xhamisë së Namagjasë.
Punimet për objektin e ri të kultit me një sipërfaqe prej 6 mijë metra katrorë nisën në vitin 2015, një investim i Komunitetit Mysliman të Turqisë në vlerën e 30 milionë Eurove.
“Një vepër madhështore”, Erdogan në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë: Do vazhdojmë t’u qëndrojmë pranë vëllezërve tanë shqiptarë
Xhamia e Namazgjasë në Tiranë është hapur sot me pjesëmarrjen e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit të kësaj xhamie, Presidentit turk, Erdogan theksoi se kjo është një vepër madhështore teksa nuk ka kursyer edhe falenderimet për të gjithë ata që kanë punuar për ndërtimin e saj.
Ai theksoi se Xhamia e Namazgjasë është xhamia e vëllezërve shqiptarë me zemër të madhe. Erdogan tha se dy vendet kanë mbështetur njëri-tjetrin ku përmendi rastet e tërmeteve.
Recep Tayyip Erdogan: I nderuar kryeministër i Shqipërisë zoti Edi Rama miku im i çmuar. Të nderuaqr të ftuar dhe ju miq më lejoni t’ju falenderoj me ndjenjat e mia më të përzemërta. Sot jam veçanërisht shumë entuziast dhe shumë i lumtur që jam këtu sëbashku me juve. Dhe për këtë arsye gjithsecilin nga ju dua të ju falenderoj për këtë emocion që më dhuruat.
Personalisht jam shumë me fat sot që ndodhem në këtë ambient dhe për këtgë arsye i lutem llalahut që xhamia e Namasgjasë që është xhamia më e madhe në Ballkan të sjellë dobi për të gjithë shqiptarët dhe muslimanët në Ballkan.
Dëshiroj të shpreh konsideratën, mirënjohjen dhe falenderimet e mia më të thella vëçanërisht për mikun tim Edi Rama që përgjatë gjithë procesit të ndërtimit të xhamisë Namazgjasë, dhe dua të falenderoj të gjithë shqiptarët që kanë kontribuar sado pak në realizimin e kësaj vepre madhështore. (Lexo më shumë)
Hapet Xhamia e Namazgjasë, Rama: Trashëgimi e një populli të tërë, tempull i shumëpritur
Me pjesëmarrjen e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministrit Edi Rama, është hapur pasditen e sotme Xhamia e Namazgjasë në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit të kësaj xhamie, Kryeministri Rama është shprehur se është trashëgimi e një populli të tërë dhe një tempull i shumëpritur.
Në fund të fjalës së tij, Kryeministri Rama ka falenderuar Presidentin turk Erdogan për mbështetjen e tij për ndërtimin e Xhamisë të Namazgjasë.
Edi Rama: I nderuar dhe shumë i shtrenjti miku im, Presidenti Erdogan. Shumë e nderuara Zonja Erdogan. For të nderuar klerikë, të dashur miq dhe fort të respektuar besimtarë. Ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempulli. Kjo faltore që frymon nga një besim universal, trashëgimia e një populli të tërë që mishëron atë që Profeti ka thënë, paqja e Zotit qoftë mbi të. Ky sihariq i veçantë i përurimit të saj, frut i lutjeve të dashamirësisë së vëllezëve të tyre, bashkëbesimtarë nga Turqia më çon pas në 14 Nëntor 2014, ku fillesën e kësaj pune të bekuar e pata quajtur si çlirimi i Namazgjasë. Nuk e harroj dot se sa vullnet i mirë u desh për ta pastruar truallin e Namazgjasë të përkthyer në një shesh pazari, të imponuar mbi hapësirën e shpresës së besimtarëve për ta pasur atë dhe ata tempullin e tyre njësoj si bashkëkombësit e tyre të besimit katolik, ortodok dhe bektashi. (Lexo më shumë)
Takimi Erdogan-Rama përmes fotove, 10 Tetor 2024
Deklarata e përbashkët e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit Edi Rama | E plotë
“Xhamia, projekt i vëllazërisë”, Rama-presidentit turk: Më kujtohet kur…
Xhaminë e Namazgjasë e cila përurohet sot, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka cilësuar që në krye të herës “projekt të vëllazërisë shqiptaro-turke”. Ishte kryeministri Edi Rama i cili kujtoi takimin e parë mes tyre, ditë kur Erdogan i dorëzoi projektin e xhamisë. Lexo më shumë
Erdogan takohet pasdite me Vuçiç, Rama: Turqia, mik i padiskutueshëm i Kosovës!
Pas vizitës në Tiranë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të udhëtojë drejt Serbisë, ku do të pritet nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Pikërisht tek kjo vizitë u ndal edhe kryeministri Edi Rama, i cili solli në vëmendje se Turqia ishte e para që njohu Pavarësinë e Kosovës. Në këtë kontekst, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Turqia është një mik i padiskutueshëm i Kosovës, e presidentin Erdogan e cilësoi si personalitetin që dialogun e ka mjet të zakonshëm pune. Lexo më shumë
Universiteti Teknik i Stambollit në Tiranë, Rama: Marrëveshja e shumëpritur!
Sot u nënshkruan 3 marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Turqisë. Por, kryeministri Edi Rama veçoi njërën prej tyre, atë në fushën e arsimit. Lexo më shumë
“Ejvallah!”, Rama për shkëmbimet tregtare me Turqinë: Ambicia jonë të kapim tavanin 2 mld €
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama mbajtën këtë të Enjte deklaratë të përbashkët për shtyp në Tiranë. Fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare e nisi me një falënderim në ndaj Erdogan për vizitën e sotme. Lexo më shumë
Presidenti Erdogan: Ramë dakord të vazhdojmë luftën tonë ndaj FETO, thellojmë partneritetin strategjik
Në deklaratën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se shpreson që bashkë me Shqipërinë të vazhdojnë luftën kundër organizatave terroriste, kundër FETO.
Ndër të tjera Erdogan u shpreh se u ra dakord për të forcuar dhe rritur më tej investimet inovatore. Presidenti turk theksoi se me konsultimet e sotme e thelluan më tej partneritetin strategjik duke përmendur edhe marrëveshjet e nënshkruara. Lexo më shumë
Presidenti turk Erdogan vizitë zyrtare në Tiranë, inauguron Xhaminë e Namazgjasë me Kryeministrin Rama (Të gjitha zhvillimet)
Këtë të Enjte në orën 11:00 pritet që Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan të mbërrijë në Tiranë. Kjo vizitë, që parashikohet disa orëshe, pason atë të 17 Janarit 2022.
Dy vite më parë, Erdogan pa nga afër lagjen me banesat që u ndërtuan në Laç falë mbështetjes së qeverisë turke. Ndërtimi i 522 apartamenteve ishte kontribut i shtetit turk pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019 në vend. Por jo vetëm kaq, Turqia i erdhi në ndihmë Shqipërisë edhe me baza të tjera materiale dhe 350 mijë euro asokohe.
Edhe gjatë pandemisë përpos ndihmave mjekësore, ndërtoi një spital në Fier. Edhe sot, kreu i shtetit turk do të marrë pjesë në inaugurimin e “Xhamisë së Namazgjasë” në kryeqytet, e cila është ndërtuar me po mbështetjen e tij.
Mbase prej ngjashmërive kulturore, por marrëdhëniet shqiptaro-turke vetëm sa janë përmirësuar vitet e fundit. Edhe raporti politik Rama-Erdogan duket tejet i fortë.
Marrëveshjet e nënshkruara gjatë vizitës së kreut të qeverisë Edi Rama në Turqi më 6 janar 2021, ishin një pikënisje mjaft e mirë. Në Shkurt të këtij viti, Rama i shoqëruar nga kabineti i tij qeveritar fluturoi drejt Ankarasë. Pas pritjes me ceremoni madhështore në Pallatin Presidencial, u nënshkruan 6 marrëveshje mes shteteve.
Rama në fjalën e tij tha se është tejet mirënjohës ndaj Turqisë për ndihmën në 3 raste. Gjatë tërmetit, pandemisë së Covid-19 dhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
/tvklan.al