Ka nisur ceremonia zyrtare në Presidencë. Kreu i shtetit turk Recep Tayyip Erdogan është pritur nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.
Erdogan shoqërohet këtë të Enjte nga bashkëshortja e tij dhe një delegacion i madh.
Pritet që dy Presidentët të nënshkruajnë disa marrëveshje. Më pas, Erdogan do të takojë kryeministrin Edi Rama. /tvklan.al