Një shef kuzhine nga Gana, i cili pretendonte se kishte thyer një rekord botëror është arrestuar nga policia pas përplasjeve me sponsorin e tij.
Ebenezer Smith, mbajti të martën një konferencë për shtyp ku tha se ishte rekordmeni i ri për gatimin pa ndalim për 802 orë e 25 minuta, pra më shumë se 1 muaj.
Për këtë ai bëri publike një certifikatë gjoja të thënë nga Rekordet Botërore Guinness që e konfirmonin rekordin e tij.
Por të martën, një zëdhënës i Guinness i tha BBC se pretendimet nuk ishin të vërteta dhe se certifikata e paraqitur nuk ishte e tyre.
Rekordet Guinnes sqaruan se nuk ishin në dijeni të tentativës së tij apo të kishin marrë ndonjë aplikim nga ai.
Shefi u arrestua më pas nga policia pas një mosmarrëveshje me sponsorin e tij, një qendër tregtare ku mbajti edhe maratonën e gatimit në Mars.
Ata e akuzuan atë për shkelje të marrëveshjes duke mos i informuar për zhvillimet e reja në lidhje me konfirmimin e pretenduar të dhënies së çmimit.
Ganezët kanë shprehur zhgënjim në rrjetet sociale pas këtij rasti, i cili u mbulua gjerësisht nga mediat. Nuk janë të pakta kur qytetarët atje janë përpjekur që të thyejnë rekorde.
Sa i përket rekordit për maratonën më të gjatë në gatim e mban një irlandez që gatoi për 119 orë e 57 minuta e 16 sekonda, ose më saktësisht prej 28 Shtatorit deri më 3 Tetor vitin e kaluar./tvklan.al