Janë kontrolluar 801 subjekte gjatë sezonit veror
Aksionit kundër informalitetit në këtë sezon veror i është bashkuar edhe Policia e Shtetit. Ndërtimet pa leje, evazioni fiskal në turizëm, mallra të akcizës, apo krimet e tjera mjedisore kanë qenë në fokusin e uniformave blu. Për pasojë, 30 zyrtarë të administratës janë vënë në pranga, mes tyre një zyrtar i Bashkisë së Fierit, kryetari i Njësisë Administrative të Darëzezës, Dilaver Shyti, me akuzën e favorizimit të evazionit fiskal dhe 4 inspektorë të Bashkisë së Shkodrës.
“Në zbatim të këtij plani të posaçëm në shkallë vendi janë ushtruar kontrolle në 801 subjekte të ndryshme, nga të cilët 467 shërbime vend-pushimesh me shezlong, 162 lokale në bregdet, 83 hotele, 24 ndërtime pa leje, 4 raste për territore të pushtuara dhe në pika shpërndarëse të karburantit ”
Policia paralajmëroi procedime të tjera penale për çdo zyrtar të administratës që nuk kanë kryer detyrën, por duke lejuar informalitetin i kanë sjellë dëme të konsiderueshme mjedisit, qytetarëve, por edhe buxhetit të shtetit.
Tv Klan